Web Analytics

E shoqëroi gjatë një koncerti në Kosovë, Luizi e fton Kiarën në skenë për të kënduar me të (VIDEO)

Botuar nga: InfoKosova

Luiz Ejlli po shijon famën në masë të madhe që pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 2.

Ai ka filluar menjëherë me koncerte dhe së fundmi ka qenë në një klub në Kosovë, në qytetin e Ferizajt.

Pasi në mbrëmjet e mëparshme e kanë pyetur vazhdimisht se ku është Kiara, artisti shkodran kësaj radhe u ka dhënë një përgjigje fansave.

Derisa po interpretonte hitin “Me ty” që ia dedikoi partneres së tij, ai e ftoi në skenë atë.

Çifti po këndonin së bashku e madje nuk munguan as momentet e ëmbla mes tyre.

“Me ty” është realizuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, një surprizë që këngëtari ia bëri moderatores.

Ky projekt deri më tani ka kaluar shifrën e 16 milionë klikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/

Shiko videon:

Të FUNDIT