Web Analytics

E vërteta e flirtit të Erjola Doçit dhe Romeo Veshajt! Çfarë ka ndodhur mes dy kolegëve para se të futeshin në “Big Brother Vip”

Botuar nga: InfoKosova

Prej disa ditësh është përfolur se mes Erjolës dhe Romeos ka një pëlqim. Ka qenë pikërisht Graciano, ai që ka thënë i pari se “më mirë do kishte qenë të ishte lidhur me Erjolën se sa me Heidin”.

Ndërkohë ‘prime’-n e kaluar Graciano ka zbuluar diçka që i ka habitur të gjithë, duke thënë se kur kanë qenë jashtë, Romeo i ka shkruar disa herë mesazhe Erjolës, mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje, duke ia lënë “seen”.

Kjo është mohuar nga të dy, edhe pse Graciano tregon se edhe Erjola ia ka thënë më parë këtë.

Nuk dihet arsyeja pse Graciano ka vendosur që ta thotë tani këtë gjë, por ajo që dihet është fakti se deklarata e tij ka bërë rrëmujë rrjetin.

“Panorama” pyeti miq pranë Erjolës dhe Romeos për këtë fakt dhe asnjëri prej tyre nuk e konfirmoi këtë fakt.

Madje, kolegë të tyre u shprehën se në fakt, Romeo dhe Erjola, në ambientet e “Top”-it nuk kanë pasur as edhe një përshëndetje.

Nga ajo çfarë kemi mundur të mësojmë nga njerëz pranë moderatores, Romeo nuk i ka shkruar kurrë Erjolës dhe kjo e fundit asnjëherë nuk ka shprehur se ka një pëlqim për aktorin e humorit.

Një fakt të tillë e konfirmoi edhe motra e moderatores.

E ftuar në “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muçën, ka qenë motra e Erjolës, për të folur lidhur me këtë situat.

Gjithashtu e pyetur nëse është e vërtetë, motra e saj e ka mohuar.

“Jo, jo nuk është e vërtetë, Erjola nuk më ka thënë asnjëherë për këtë.

Tani ata në ‘Top Channel’ mund të jenë takuar.

Janë rastisur në ambientet e ‘Top’-it, thjesht mirëmëngjesi, mirëmbrëma… Unë nuk do ia bëja një gjë të tillë një shoqeje.

Ç’të keqe ka, se janë të dy beqarë.

Asaj i vjen inat se po ia nxjerr shoku i vet.

Graciano po e përdor për të sulmuar Romeon”.

Një ironi me këtë deklaratë të Gracianos ka bërë edhe Ronaldo. Moderatori ka postuar në “Instastory” një foto, ku duket se ka në tavolinë teksa konsumonte kafen, telefonin e Erjolës.

Ronaldo dhe Erjola janë shumë miq me njëritjetrin, madje prezantojnë edhe në rubrikë së bashku tek “E Diell”.

Duket se Ronaldo është personi që menaxhon rrjetet sociale të Erjolës dhe me këtë postim, të cilin e ka fshirë pak më vonë, ka nënkuptuar se të vërtetën e kësaj situate e ka ai në dorë.

Më tej, ai ka publikuar disa mesazhe të sajuar, ku shfaqej Romeo që i shkruante Erjolës, se sapo kishte zbritur nga autobusi i Kasharit dhe më tej i përgjërohej për një kafe, teksa prezantuesja e refuzonte.

Sakaq, një debat i ashpër ka plasur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 2” mes Erjolës dhe Gracianos.

Pas deklaratave në ‘primen’ e së shtunës se Romeo kishte dërguar mesazhe Erjolës kur kanë qenë jashtë shtëpisë së BBVA, debatet mes tyre duket se nuk do të shuhen.

Ka qenë balerini, ai që ka akuzuar moderatoren se po fshihet e se nuk është e sinqertë.

Teksa jashtë deklaratat vijojnë të nxjerrin detaje të reja nga kjo histori, në shtëpi vijojnë debatet.

Moderatorja Erjola Doçi ka debatuar ashpër me Françeska Muratin, ku shkak është bërë deklarata e modeles se banorja “vdes për Romeon”.

Me tone të larta konkurrentja ka shpërthyer keq ndaj modeles, duke hedhur poshtë aludimet e banorëve që është ka pëlqim për aktorin.

“O injorante, unë këtë djalin e kam parë vërdallë nëpër ‘TCH’, s’kam pritur ‘Big Brother’.

O e çmendur, ti nuk je në terezi?”, – i tha Erjola.

“Ta kam thënë para katër javësh në vaskë, por ti nuk e mban mend.

Pasi je zënë ti me Romeon për pijen, të kam thënë që ti edhe kur zihesh me Romeon, të qesh buza”, – iu drejtua Françeska, duke treguar se deklarata e Graciano Taganit është e vërtetë, ndërsa moderatorja e quajti atë injorate.

“O vajzë e ndyrë”, – iu kthye Françeska Erjolës.

Miqtë e të dyjave palëve kanë shprehur se Erjola kohët e fundit ka qenë ‘single’, por nuk ka shfaqur kurrë asnjë interes për Romeon.

Nga ana tjetër, aktori i humorit, muajt e fundit ka pasur një lidhje të shkurtër, por asnjëherë nuk ka treguar ndonjë interes për Erjolën.

Madje, nga dëshmitarët okularë, të dy kur kanë rastisur në kafen e “Top”-it, as nuk janë përshëndetur dhe nuk kanë ndarë kurrë të njëjtën tavolinë.

Sakaq, balerini në shtëpi vijon të shprehet se edhe Erjola ka pëlqim për Romeon.

“O Graciano, pse e bëre? Ku doje të dilje se s’ta ka kush për borxh?”, – e pyeti banorja e tensionuar, ndërsa balerini e sqaroi konkurrenten duke treguar se ka thënë që Erjola e ka fiksim Romeon për finale.

Pjesë e debatit u bë edhe Romeo, i cili e akuzoi balerinin se ka qenë ai, që i ka hapur këto fjalë në shtëpi.

Graciano i tha aktorit se po e shfrytëzon këtë situatë për të bërë bujë në portale, megjithëse një gjë e tillë u hodh poshtë nga ana e Romeos.

Një hipotezë të tillë e ka hedhur edhe Qetsori disa javë më parë. Ish-banori i “Big Brother VIP2”, Qetsor Ferunaj, ka qenë i ftuar në “Fan Club”, ku ka diskutuar rreth ngjarjeve që kanë ndodhur mes banorëve në shtëpi.

E teksa në studio po flitej për vajzat brenda shtëpisë, Qetsori tha se Erjola Doçi ka një pëlqim për Romeo Veshajn, i cili tashmë është në një lidhje me Heidi Baçin.

Nga ana tjetër, moderatori Ronaldo Sharka tha se mund të jetë aktori, ai që ka një pëlqim për Erjolën, duke treguar që lidhja e tij me Heidin është vetëm për lojë.

Sipas Ronaldos, konkurrentja ka flirtuar me disa djemtë në shtëpi derisa ka gjetur banorin më të fortë për ta pasur në krah, megjithëse moderatori tha se çifti kanë nisur një luftë mes njëritjetrit për çmimin e madh.

“Ai mund të jetë edhe Romeo, ne nuk e dimë nëse është vetëm Erjola.

Heidi është ndryshe nga banorët e tjerë, që shpeshherë shitet sikur kanë menaxher, por menaxher është kushëriri.

Heidi ka hyrë me laps dhe letër.

Heidi flirtoi me Meritonin, Drinin, flirtoi me Fationin dhe në një moment gjeti atë që ishte lojtari më i fortë në atë shtëpi.

Nuk ka pasur një situatë në prime që nuk është përmendur edhe Romeo.

Loja e Heidit në ‘Big Brother’ ka qenë si kjo sekserja që bën negociata mes Julit dhe Eglës, Romeos dhe Julit.

Prej kohësh në shtëpi ka nisur lufta mes çiftit për çmimin e madh.

Romeo ndihet në rrezik që çmimin e madh mund ta marrë Heidi, sepse është një produkt i ri televiziv, që njerëzit kanë kuriozitet.

Lufta e çiftit është që të nxjerrin njëri-tjetrin sa më keq, po të kishte pasur dashuri, do ta kishim vënë re deri tani”, – u shpreh Ronaldo, duke hedhur poshtë idenë se në fakt, mikesha e tij ka një pëlqim për aktorin.

Të FUNDIT