Web Analytics

Edhe pse është eleminuar nga BBV, Ilnisa thyen rekord brenda shtëpisë, bashkë me Meritonin!

Botuar nga: InfoKosova

Cifti Ilnisa dhe Meritoni janë bërë protagonistët e vërtetë të rrjetit social pas përfundimit të udhëtimit të tyre në Big Brother VIP Albania 3.

Edhe pse Ilnisa eshte larguar nga shtëpia e BBV, ata vazhdojnë të bëjnë bujë në mediat sociale.

Një analizë e disa burimeve tregon se, megjithë eliminimin e tyre, ata kanë arritur të bëhen më të njohur se kandidatët tjerë në rrjetet sociale.

Videon e mesazhit të Ilnisë për Meritonin e ka shikuar më shumë se 773 mijë herë në faqen zyrtare të BBV, një numër i cili shkon përtej shikimeve të kandidatëve të tjerë, përfshirë edhe finalistët potencialë.

Ky sukses i jashtëzakonshëm tregon që historia e tyre është rrëmbyese dhe ka arritur të kapë interesin e një audience të gjerë.

Pyetja që lind nga ky sukses është nëse dalja e tyre nga shtëpia ishte një gabim, dhe nëse duhet të ketë një rikthim të tyre në BBV.

Ndërsa shumë fansa janë në favor të një rikthimi të tyre në shtëpi, kjo mbetet të shihet se çfarë vendimi do të marrë organizatorët e BBV. Por për momentin, Ilnisa dhe Meritoni vazhdojnë të shkëlqejnë në rrjetet sociale, duke treguar se historitë e tyre ende nuk kanë përfunduar.

Të FUNDIT