Pas një periudhe të gjatë injorimi nga Gjesti, Egli nuk ka mundur më të mbajë përbrenda pakënaqësinë e saj.
Ajo i ka shprehur hapur ndjesitë dhe shqetësimet e saj, duke e ndjekur pas dhe duke e lutur që t’i fliste.
Egli u shpreh e lënduar nga sjellja e tij, duke thënë: “Unë thjesht nuk dua që të ndodhë kjo që ka ndodhur. Ti mua më shpërfill totalisht. Nuk rri dot në këtë shtëpi nëse me ty jam ashtu, nuk rri dot.
Më tutje ajo tha: “Më ndikon totalisht jashtë loje, më ndikon emocionalisht, nuk kam asnjë të vërtetë këtu përveç teje. Mund të mërzitem edhe nëse zihem me Rozanën, por mërzitem, iki, bëj ndonjë gjë tjetër. Nuk më lë të bëj asgjë tjetër, po mërzitem me ty, jam keq. S’dua të rri fare këtu. Dua të iki, s’dua të rri fare këtu. Unë po të them më fal”.
Por reagimi i Gjestit ka qenë i ftohtë dhe indiferent, duke iu përgjigjur thjesht: “Po ma the 100 herë, o vëlla”.
Megjithatë, Egli nuk u dorëzua dhe vazhdoi ta shpjegonte ndjesinë e saj, duke ia bërë të qartë se sjellja e tij e kishte prekur thellë: “Po ma the, por prapë ma hoqe andej. Kjo nuk është falja që dua”.
View this post on Instagram