E mërkurë, 9 Tetor, 2024
21.4 C
Pristina

Fryt i dashurisë me malazezin, ish-Miss Shqipëria sjell në jetë djalin

Nga Miss Shqipëria 2019 vijnë lajme të bukura. Klea është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në rrjete sociale.

Klea nuk ka zgjedhur ta komunikojë menjëherë ardhjen në jetë të djalit por një muaj pasi një gjë e tillë ka ndodhur.

‘Më shumë se një muaj kaloi që ti erdhe në këtë botë i vogli im. Nuk mund të përshkruaj ndjenjat që kam për ty. Babi Millosh dhe mami të duan pa fund’, është shprehur ajo.

Kjo e shpjegon edhe mungesën e Kleas në rrjete sociale prej afro një viti.

Djali vjen si fryt i dashurisë me biznesmenin malazez, Milosh me të cilin Klea është në lidhje prej kohësh. Me jetë të gjatë!

Shiko foton:

Nga Rubrika