Web Analytics

Gania i kthehet ashpër Lindes: A s’ke mundur të gjesh një shqiptar, ia ke kthyer shpinën familjes, me gjysmën e tyre s’flet

Botuar nga: InfoKosova

Ashtu siç rëndom ndodh pas çdo feste në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, mes banorëve kanë nisur debatet.

Protagonistë të këtij debati ishin këngëtarja Linda Halimi dhe humoristi Gani Gërmia, të cilët patën një debat të ashpër po ashtu edhe në spektaklin e së hënës.

Debati ka degradruar aq fortë sa ka kaluar në ofendime nga më të ndryshme.

Në një moment, Ganiu i është drejtuar Lindës duke i thënë: “A po të vjen keq që ia ke kthyer familjes shpinën? Me gjysmën e familjes nuk flet? A të vjen keq për këtë? Familja ime është pesë vakt namazli dhe luten për mua. Apo ti s’ke mundur ta gjesh një shqiptar”.

Me këtë, ai i është referuar faktit se këngëtarja nga Vitia ka thyer tabutë si personazhi i parë VIP në Kosovë që është martuar me një të huaj dhe me ngjyrë.

Ajo madje kurorëzoi dashurinë e saj me martesë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova javën e kaluar, pasi rrëfeu historinë e dhimbshme se si ajo dhe bashkëshorti i saj, Davon, nuk kishin bërë dasmë për shkak se në atë kohë ishin gjykuar shumë dhe nuk ishin të mirëpritur në Kosovë. /Telegrafi/

Të FUNDIT