Ganiu kërkon të flas vetëm me Albën, i jep informacionin që nuk e priste askush (Video)

Mbrëmë banori i Big Brother Vip Kosova kërkoi të largohet përfundimisht nga ky format.

Kjo është hera e dytë që ai kërkoi dicka të tillë e këtë herë shkak u bë një video që ishte përgatitur nga produksioni ku u dhanë fjalët e tij kontradiktore por edhe një nga pamjet ku ai shihet duke pirë alkool fshëhurazi.

Megjithatë për shkak të rregullave të Big Brother ai nuk u lejua të dal menjëherë por duhet që qëndroj 24 orë brenda shtëpisë ku edhe jepet mundësia për të mënduar mirë a do të largohet.

Ai ka vendosur që këto 24 orë ti kaloj në Secret Room i vetëm pa parinë e banorëve tjerë.

Mirëpo, mbrëmë pas Prime Ganiu kërkoi që të bisedoj me Albën.

Ai i tregoi Albës se ajo video e preku shumë pasi e kishte vendosur që pikërisht në atë Prime të tregoj që ka vendosur ta lë përfundimisht alkoolin.

Ndërsa, Alba është ajo që e ka ngushëlluar duke parë gjendjen e tij të rëndruar emocionale./InfoKosova/

Shiko videon:

Nga Rubrika