Web Analytics

Gati i bie të fikët, Olsa Muhameti nuk ndihet mirë dhe ndërpret emisionin (Video)

Botuar nga: InfoKosova

Olsa Muhameti ishte një nga të ftuarat e panelit të “Më lër të flas” gjatë puntatës së sotme, ku po diskutohej rreth të rinjve të cilët nuk krijojnë familje.

Si një grua beqare e cila nuk ka fëmijë, Olsa po tregonte për arsyet e veta të këtij vendimi.

Mirëpo, binjakët Veshaj kishin vendosur t’i bënin një rreng autores.

Tek diskutonte me anëtarët e tjerë të panelit, Olsa filloi të mos ndihej mirë dhe të kishte vapë, aq sa u ngrit nga kolltuku duke e lënë diskutimin përgjysmë.

Më pas, ishin binjakët ata që i treguan se i kishin bërë një rreng duke vendosur një rezistencë tek kolltuku i saj.

Mesa duket Olsa nuk e përjetoi aspak mirë këtë situatë pasi u shpreh se po i binte të fikët.

Shiko videon:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Më lër të flas (@melerteflas.tch)

Të FUNDIT