Gjendet i vdekur një 29-vjeçar në këtë qytet të Kosovës!

Një person ështe gjetur pa shenja jete në Rakaj të Ferizajt.

Sipas zëdhënësit të policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, viktima është një 29-vjeçar.

“Më 16.05.2026, rreth orës 07:35, stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatë nga një qytetar se në fshatin Rakaj, kishte vërejtur një person pa shenja jete.

Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, së bashku me njësinë reaguese dhe hetuesit e stacionit policor. Në vendngjarje ka dalë edhe ekipi emergjent mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 29-vjeçar”, tha ai.

Lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit, kr.imteknikët rajonal dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Ai shtoi se policia, nën autorizim të prokurorit të shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Nga Rubrika