Gjendet një nga makinat e përdorura në atentatin ndaj çiftit Mujeci në Lezhë, autorët mbeten në arrati

Pas kontrolleve të vazhdueshme dhe pa ndërprerje të policisë, është arritur të gjendet njëra nga makinat e pëdorura nga autorët për vrasjen e çiftit Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.

Kjo ngjarje ka ndodhur mesditën e së dielës në Balldre të Lezhës, teksa shkaku mësohet të jetë hakmarrja. Mjeti pa targa tip “Golf 5”, i përdorur nga qitësit është gjetur i fshehur ne zonën e Torovices.

Policia po vijon kontrollet për gjetjen e tre autorëve që janë identifikuar tashmë. Ata janë Renato, Florin dhe Adriano Mhillaj, familjarët e Genc Mhillajt, i mbetur i vrarë në vitin 2016.

Në këtë atentat dyshohet se ka marrë pjesë edhe viktima Kreshnik Mujeci, i cili prej kohësh i ruhej hakmarrjes. /TCH

Nga Rubrika