Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Gramosi, ka qenë mëngjesin e kësaj të hëne i ftuar në emisionin “Wake Up”.
Ai ka folur për rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri si dhe ka komentuar banorët e tjerë.
Teksa në studio u ngrit pyetja “si e shikoni raportin e Egli me Gjestin?”, Gramosi u shpreh ‘se mendon se do të lindë diçka mes tyre’.
Por jo vetëm kaq, pasi ai shtoi se ‘Gjesti do të thyej kutinë e emergjencës për unazën’.
“Unë e kam parë Eglin që e pëlqen Gjestin. Se me të vërtetë Gjesti është karizmatik dhe jep energji të mirë. Egli i ka parë këto, e ka bërë të ndihet mirë”.
Por jo vetëm kaq, pasi Gramosi i habiti të gjithë kur tha se Gjesti do të jetë ai që do të thyej kutinë e emergjencës, e cila ka brenda një unazë.
“Edhe nëse ka për t’u thyer një kuti aty, ka për të qenë kutia e unazës, e ka për t’u thyer pikërisht prej Gjestit. Keni për ta parë, jam i bindur për këtë. Të shohim se ça po ndodh. Xumit ka për t’iu thyer zemra shumë, uroj që ka me mundur për t’a përballuar”.
I pyetur nëse Gjesti i ka parë kutitë e emergjencës, ish-banori u shpreh:
“Po i ka parë kutitë e emergjencës. Unë mendoj se lind diçka mes Eglit dhe Gjestit dhe uroj që t’iu shkojë sa më mirë”.