Web Analytics

‘’Gjynah kta e kanë abortu fëmijën’’, reagon Alisa e nervozuar

Botuar nga: InfoKosova

Çifti i njohur i rrjeteve sociale, Alisa dhe Urim, këto kohë kanë qenë mjaft të përfolur.

Famës së tyre i kontribuoj pjesëmarrja në shoun real “Big Brother VIP Kosova”.

Çifti në fjalë dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar edhe me martesë.

Mirëpo thashethemet nuk kanë fund, Alisa në një video të postuar në Instastory u shfaq e nervozuar me një nga ndjekësit e saj.

Ku dikush i kishte komentuar se Urimi dhe Alisa kanë abortuar fëmijën e tyre.

‘’Sa gjynah, e kanë abortu fmin kta’’, kishte shkruar një ndjekëse.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Alisës, ku përmes videos ajo shprehet.

‘’Po duhet me mëngjes me bisedu për një temë shumë palidhje, që është normale me ndodh në jetë, po mu nuk m’ka ndodh se unë kurrë në jetën tem nuk jam kanë shtatzane.

Po më vjen shumë keq që ka njerëz të prishtë, sidomos me kanë femen e me thanë qeta, e me shpif për një tjetër femen është budallallëk’’, ka thënë ajo.

Për momentin, çifti janë duke shijuar pushimet e tyre të para./IndeksOnline/

Shiko postimin:

Të FUNDIT