E shtunë, 10 Maj, 2025
10.6 C
Pristina

Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Prishtinë

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e premte në Prishtinë, në një pompë derivatesh.

Policia njofton se persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur 770 euro.

“Ankuesit kanë njoftuar policinë se derisa ishin në vendin e punës në një pompë derivatesh, aty kanë hyrë tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së shkurtë kanë grabitur 770 euro.

Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me një veturë”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar./TG/

PROMO

Nga Rubrika