Web Analytics

Habit ish banorja e BBVA, do të merret me muzikë popullore

Vesa Smolica ka vendosur të ndryshojë zhanrin e këngëve që do të këndojë.

Tani e tutje do të sjellë këngë popullore. E ftuar në emisionin “Reload”, Vesa tha:

“Unë jam në atë fazën e tranzicionit, sepse jam duke kaluar prej një zhanri në një zhanër tjetër. Në zhanrin e dasmave, pra me këngë popullore. Sfida më e madhe është që të gjitha këngët të duken të njëjta, por unë në Gjakovë jam rritur më këtë muzikë dhe normalisht varet nga kjo.

Talent show që kam marrë pjesë më kanë ndihmuar të manovroj shumë edhe të eksperimentoj me zhanret. Tani po dua më shumë popullore, kështu e do tregu. Ka më shumë meshkuj te muzika popullore, kështu që duhet të hyjnë sa më shumë, nuk ka diçka të keqe!”

Nga rubrika