Web Analytics

Habit zëvendësministri i njohur i qeverisë Rama: Jam fans i Luizit, dua mbështetjen e tij

Botuar nga: InfoKosova

Në një bashkëbisedim me Grida Dumën për fitoren e Benet Becit në Shkodër, zv.ministri i Ekonomisë Besart Kadia, tregon se e kishte takuar Luizin në ambientet e Top Channel dhe i tha se Beci ka fituar prej tij.

Madje Kadia shprehet se është fans i Luizit dhe madje ka bërë edhe foto me të,

Besart Kadia: Takova Luizin poshtë dhe i thashë që prej teje fitoi.

Grida Duma: Këtë e krijove apo ka ndodhur?

Besart Kadia: Jo kam dhe foto po deshe.

Grida Duma: Edhe ti je një fans.

Besart Kadia: Po patjetër, dua mbështetjen e tij.

Grida Duma: Sa mirë, një zv.ministër fans!

Besart Kadia: Dua mbështetjen e tij për të fituar (qesh).

Ergys Mertiri: Ai ishte fans i Berishës.

Besart Kadia: Ore fans ka qenë edhe Grida edhe unë ndoshta.

Grida Duma: Jo ne nuk kemi qenë fans, ne jemi kontributorë, sot që ti je fansi i një show bizi është jam, por ne jemi kontributorë të djathtës etj.

Të FUNDIT