Hapet zarfi i zi. Vëllai i Madh ka vendosur që për shkak të shkeljes së rregullave të formatit nga disa prej banorëve, të çojë në televotim të menjëhershëm Jozin, G Banin dhe Amberin.
“Vëllai i Madh ka konstatuar sjellje denigruese, bullizuese dhe shkelje të rregullave të formatit nga G Bani, Jozi dhe Amber. Për këtë arsye Vëllai i Madh i dërgon në televotim të menjëhershëm dhe njëri prej tyre do të lërë shtëpinë të shtunën. Për shkak se ky nuk është një televotim i zakonshëm që vjen nga nominimi, Gerta nuk do të jetë pjesë e tij. Sjellje të ngjashme do të ndëshkohen rreptësisht”- thuhej në zarfin e Vëllait të Madh.
Në përfundim të leximit të zarfit, Ledioni i ka kërkuar Amberit të marrë një vendim nëse do të largohej nga shtëpia apo të vijonte me televotimin, duke lënë publikun të vendos.
Ledioni: Meqënse në këtë televotim, përveç G Banit dhe Jozit është edhe Amber, e cila më herët në Living dhe më pas dhomën e rrëfimit më kërkoi të që të linte shtëpinë, për të qenë transparent me publikun dua të pyes: Do lësh publikun të vendos apo do të largohesh tani nga shtëpia?
Amber: Do të largohem tani nga gara.
Me largimin e Amberit nga gara, televotimi është anuluar. I ndodhur në këtë situatë Vëllai i Madh vendosi që të hapte televotim për të gjithë banorët dhe më pak i votuari largohet të shtunën.