Web Analytics

I dha pasuri, Princ Leka i vë këtë kusht Elia Zaharisë

Botuar nga: InfoKosova

Marrëdhënia mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë tashmë ka marrë fund edhe zyrtarisht pasi gjykata ka vendosur zgjidhjen e martesës së tyre.

Sipas gjykatës zgjidhja e martesës është e dakorduar nga të dy, por gjithsesi do të duhen 15 ditë që ky vendim të marrë formë të prerë.

Sipas vendimit, Elia Zaharia është pronare e një apartamenti 257 m2 në qendër të Tiranës, pas ish Hotel Dajtit, një dyqani 134 m2 në katin – 1 të këtij pallati si dhe dy parkime 47 m2. Vetëm këto të fundit kapin vlerën e 100 mijë euro. Apartamentet 3-6 mijë euro/m2, ndërsa dyqani 7-10 mijë euro/m2.

Por, kjo pasuri i hiqet nëse bie në dashuri dhe martohet.

“Kur Geraldina të bëhet madhore nëna i humbet të drejtat në rast të krijimit të një marrëdhënieje të re martesore ose bashkëjetese”– thuhet në vendim.

Pra, Elia Zaharia duhet të mos ketë shokë, të bashkëjetojë apo martohet me njeri, pasi Geraldina të mbushë 18 vjeç. Ky është kushti i Leka Zogut.

Ndërkohë, Princi po jeton romancën me parteren e re, fotografen Blerta Celibashi.

Të FUNDIT