E diel, 29 Dhjetor, 2024
-2.1 C
Pristina

“I kapa telefonin, çfarë nuk pashë”, banori i BBV tregon si e zbuloi tradhtinë e partneres

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Xum Allushi, një nga personazhet e njohura të “Big Brother VIP4”, ka shpërndarë një rrëfim shumë të ndjerë për tradhtinë që ka përjetuar në një lidhje të kaluar, duke treguar se si kjo ka ndikuar në jetën e tij.

Ai ka treguar se ishte 27 vjeç kur ishte në një lidhje ku ndihej shumë i dashuruar, por që pas një periudhe të vështirë, ai përjetoi një zhgënjim të madh. “Me një gocë tjetër u ndava se ishte rritur në Amerikë, me kulturë tjetër, ishte princeshë e babit, ishte e llastuar,” – ka shpjeguar Xumi. Ai ka shtuar se pas një diskutimi të ndodhur në vitin 2021, ata vendosën të ndaheshin.

Pas dy javësh, ai ka takuar një tjetër vajzë, të cilën e ka konsideruar si “tipin e tij ideal”. Pas një periudhe të shkurtër, ata janë dashuruar dhe kanë kaluar shumë kohë së bashku, por pas disa muajsh, Xumi ka kuptuar se nuk gjithçka ishte ashtu siç dukej.

“Një gjë e kishte të mirë, unë ja dashuroja atë gjënë e mirë dhe ato 99 nuk ja shihja më, ishim mbyllur sytë,” – ka thënë ai për lidhjen e tij. Megjithatë, instikti i tij e ka shtyrë të kontrollojë telefonin e saj dhe ajo që ka zbuluar, e ka tronditur plotësisht.

“E nuhata gjënë, unë jam xheloz me shkak jo pa shkak. I kap telefonin një natë, çfarë nuk pash. I thash ça është kjo, më meku fare,” – ka shtuar Xumi, duke treguar se pas kësaj, ai vendosi të largohej dhe të merrte një hap përpara në jetën e tij. Ky moment e ka shkatërruar, duke kaluar në një fazë depresioni.

Megjithatë, Xumi ka treguar se përkundër dhimbjes që ka përjetuar, kjo eksperiencë e ka zhvilluar si karakter dhe e ka ndihmuar të mësojë shumë për vetveten. Ai ka thënë se, edhe pse ishte i gabuar për shumë gjëra, ky zhgënjim ka pasur një ndikim të madh në formimin e tij personal.

PROMO

Nga Rubrika