Web Analytics

Ish – banorët e BBVA ‘bëjnë namin’, ja kush theu rekord në rrjetet sociale

Botuar nga: InfoKosova

“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.

Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.

Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në “Instagram” këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë personat që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave.

10. Në vend të dhjetë për këtë javë renditet ish-opinionistja e këtij edicioni të “Big Brother VIP”, Zhaklina Lekatari, ajo ka shtuar 2 mijë ndjekës në “Instagram” duke shkuar në 68.2 mije ndjekës.

9. Menjëherë pas saj vjen Arbër Hajdari, i cili ka qenë në kolltukun e opinionistit për të dyja edicionet e “Big Brother VIP” ai ka fituar 8 mijë ndjekës këtë javë.

8. Vendi i tetë shkon për Jori Dellin, një ndër personazhet më simpatike dhe energjike brenda shtëpisë së “BBV” ajo ka qenë mjaft aktive pas daljes së saj me video të shumta humoristike të postuara në llogaritë e saj sociale, Jori ka fituar 10 mijë ndjekës më shumë.

7. Nita Latifi ishte vetëm një hap larg finales së madhe të “Big Brother VIP”, por ende konsiderohej si një prej lojtareve më të forta, këngëtarja i është futur tashmë punës për krijimin e projekteve të reja muzikore, këtë javë ajo ka fituar 11 mijë ndjekës.

6. Olta Gixhari, ‘luanesha’ e këtij edicioni të “Big Brother VIP” fatkeqësisht e la në gjysmë rrugëtimin e saj brenda shtëpisë, por ka qenë ndër banoret më të komentuara, aktorja ka fituar 18 mijë ndjekës në “Instagram”.

5. Dea Mishel, një nga katër finalistet e “BBV”, për këtë javë ka shtuar plot 29 mijë ndjekës, duke shkuar kështu në 286 mijë ndjekës në rrjetin e saj social.

4. Krist Aliaj ishte kokë më kokë me Luizin në finalen e madhe të BBV, ku u shpall fitues ky i fundit, ai ka fituar këtë javë 29 e 800 ndjekës.

3. Efi Dhedhes, gjithashtu një lojtare mjaft e fortë brenda shtëpisë, ka fituar plot 30 mijë ndjekës këtë javë, nga 559 mijë, ajo ka shkuar në 589 mijë ndjekës në “Instagram”.

2. Vendi i dytë për këtë javë shkon për Kiara Titon, moderatorja ka fituar 34 mijë ndjekës dhe tani ka 709K fansa në “Instagram”.

1. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe vendi i parë për këtë javë shkon sërish për Luiz Ejllin, fituesi i “Big Brother VIP” ka thyer rekord duke fituar plot 215 mijë ndjekës më shumë brenda vetëm 1 jave.

Të FUNDIT