Web Analytics

‘Ishte si burg’, ish-konkurrenti ka një mendim për BBV

Botuar nga: InfoKosova

Teksa jemi në përfundim të një nga edicioneve më të bujëshëm të “Big Brother VIP”, ish-banorët japin mendimet e tyre lidhur me eksperiencën në këtë format.

Një prej tyre është edhe Bledi Mane, i cili ka qenë dy herë pjesë e shtëpisë.

Në një intervistë së fundmi, gazetari u shpreh se për të, ky “BB Vip” ishte si një burg, duke thënë që “e shqetësonte injoranca”.

“Kam rënë 5 kg. Kam patur një gjendje që nuk e di… dola, hyra, dola, hyra është stres.

Më dukej vetja shumë i fortë, ju e dini që unë kam qenë dhe në burg, po aty ishte burg brenda burgut.

Mua më shqetësonte injoranca. Ky edicioni shumë agresiv, shumë i dhunshëm.

Unë tentoja të debatoja po ishte shumë e vështirë. Nuk përballoheshin.”- u shpreh Mane.

Të FUNDIT