E premte, 18 Tetor, 2024
12.4 C
Pristina

Iu publikuan mesazhet me Romeon, Erjola tregon se si është e vërteta

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 3, ngjarjet kanë qenë të vërteta spektakolare, duke sjellë shumë debat edhe në publik.

Raporti i Erjola Doçit me Romeo Veshajn, pas deklaratave të bëra nga balerini Graciano Tagani, ka qenë një prej pikave më të diskutueshme të këtij sezonit.

Pas largimit të saj nba BBVA, Doçi u ftua në emisionin “Mos i bjer me top”, ku zbuloi detaje të reja dhe biseda që nuk ishin bërë publike më parë.

Prezantuesi Ronaldo Sharka solli në vëmendje disa prej bisedave, duke e nxitur Doçin të nxirrte në pah të vërtetën.

Erjola Doçi tha se keto biseda nuk jane te verteta dhe se cfare ka pasur per te thene e ka treguar te verteten ne BBVA.

Ndërkohë, Romeo Veshaj po përjeton një romancë të zjarrtë me Heidi Bacin, e cila u njoh në këtë format.

Përveç tyre, në finale kanë arritur edhe Julian Deda, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi, duke shtuar tensionin dhe emocionin në këtë garë të madhe televizive.

Nga Rubrika