Jasir Asani bëhej gati të gjuante një goditje dënimi ndaj Kroacisë, kur kamera u fokusua te këpucët e lojtarit kuqezi.
Mesa duket, kameramanit të Euro 2024 i ka tërhequr vëmendje dizajni i veçantë i këpucëve të Asanit, i cili ka dhuruar disa gola “perlë” për kombëtaren shqiptare.
Nëse e vini re me kujdes, këpucët e Asanit kanë dizajn personazhin e famshëm të video-lojës “Mario Bros”.

Mario, i cili zmadhohet në masë teksa konsumon kërpudhat magjike, mesa duket sjell fat për sulmuesin trupvogël të kombëtares shqiptare.
Kujtojmë se Asani luan me Gwangju FC, në Korenë e Jugut, që ashtu si Japonia ka një adhurim të veçantë për personazhet e lojërave digjitale, veçanërisht atyre “retro”.
Shiko foton:
