Egli Tako ka vendosur të largohet nga Big Brother Vip Kosova 4. Pas largimit të saj, Gjesti u pa duke biseduar me Rozanën në oborrin e shtëpisë, ku i shprehu mendimet e tij për situatën.
Ai tha se kishte pasur në plan që ose ai, ose Egli do të largohej nga shtëpia, dhe sipas tij, Egli bëri mirë që doli.
Gjesti i shpjegoi Rozanës se kishte vërejtur disa shenja që tregonin se Egli po kalonte një moment të vështirë.
“E kom ditë që del… a dine se kur shkova te banjo, e pava njëherë këtu tu vjell, kurgoj nuk ka pas me vjell. E kuptoje kur është vjella, edhe e dija që e ka prej stresit, prej nervoze, se nuk më folke asgjë,” tha ai.
Gjesti shtoi se kishte vërejtur se Egli po ndihmonte veten, dhe për këtë ai e konsideroi largimin e saj si një vendim të duhur.
“Unë sot e pata njet, jo ajo, ja unë këtë shtëpi. Pasha një zot po. Nuk shkon kështu Rozi, këto hapa që i ka bërë i kam ditë ku kanë me prush, pasha një zot.”
“Nuk do të thotë që vetëm se nuk qet lot, nuk merzitesh,” tha ai./Insajderi/