Web Analytics

“Jam e sigurt në Serbi, s’ka shqiptarë”/ Nuk përmbahet moderatorja, ‘shpërthen’ ndaj Lekatarit

Botuar nga: InfoKosova

Gazetarja Zhaklin Lekatari pas sulmeve ndaj Luiz Ejllit, është kthyer sërish në qendër të vëmendjes, për shkak se shkoi në Beograd dhe u shpreh se ndihet “e sigurt në një vend pa shqipe”.

E para që reagoi dhe e quajti “hipokrizi të gjallë” veprimin e Zhaklinës ishte Nita Latifi, me të cilën pati edhe një “përplasje” online, ndërsa Zhaklina e quajti “pseudo-këngëtare”.

Edhe moderatorja Fjoralba Ponari ka reaguar për këtë veprim në Twitter:

“T’i hedhësh kripë plagës, ende të hapur të mijëra shqiptarëve që kanë humbur familjarë, miq e të njohur në luftën e Kosovës, për shkak të sjelljeve shtazarake të një turme pa kokë, është anti-shqiptare dhe çnjerëzore”.

Kjo deklarate erdhi pasi Zhaklina ka thene se ndihet e sigurt ne Serbi aty ku nuk ka shqiptare.

Të FUNDIT