Banorja e Big Brother VIP Kosova, Alby së fundmi ka rrëfyer historinë e saj të jetës dhe sakrificat që ka kaluar që fëmijë dhe deri më tani.
Alby tregoi se prindërit e saj janë divorcuar kur ajo ka qenë 9 muajshe dhe është rritur e ndarë nga motrat. Në moshën 14-vjeçare ka ikur te tezja e saj në Amerikë, duke u distancuar kështu edhe nga babi i saj.
“Kur kam qenë 9 muajshe, prindërit e mi janë ndarë. Kam pasur dy motra më të mëdha edhe mesa di unë prindërit kanë pasur probleme, babai pinte dhe ishte xheloz, bënte sherre. Kur isha 4 vjeçe mbaj mend që mami dhe babi ziheshin për mua se kush do më mbante mua, kur ishte koha e gjyqit.
Unë ndenja me mamin, ndërsa motra e madhe zgjodhi babin me jetuar në Greqi. Motra tjetër zgjodhi gjyshen, dhe nuk jam rritur me asnjërën nga motrat sepse kemi qenë të ndara. Motrën e dytë e kam parë te gjyshja kur shkoja te gjyshja që shkoja të rrija atje, e kam pasur pak të vështirë që babin nuk e kam pasur në jetën time aq sa duhet, por mami më ka mbajtur shumë mirë kurrrë s’më ka folur kurrë keq për babin.
Në moshën 13 vjeçe kanë vendosur të më dërgojnë në Amerikë tek tezja, sepse jemi rritur në shtëpi vetëm me gjyshen dhe mamin. Ata bënë të pamundurën, morën lekë borxh në komshinj dhe kushërinjtë për të plotësuar shumën e parave për të ikur atje. Mami punonte dy punë për të më ushqyer. Nuk ka qenë e lehtë se sado që më kanë mbajtur mirë e kam kuptuar jetën dhe s’më është dashur që këshilla që të mi japin prindërit e mi, e kam vuajtur fëmijërinë sepse i kam pasur prindërit e ndarë.”, tregoi Alby mes lotësh.

Alby tregoi se ka 20 vite që nuk ka folur me të atin pasi sipas saj ai i ka keqtrajtuar mamin dhe nuk iu ka ndjenjur afër asaj dhe motrave të saj sikur fëmijëve të tjerë që ai ka.
“Në moshën 14-vjeçare më dërguan te tezja, e kam pasur shumë të vështirë dhe me babin nuk kam pas folur një vit para se të ikja në Amerikë. Kam qenë shumë fëmijë i mbyllur nuk i tregoja ndjenjat, ndoshta dy herë kam folur me babin. Jeta atje ishte e vështirë, u largova nga mami dhe nga shkolla.
U distancova nga të gjithë, sidomos nga babi sepse ishte i vetmi që nuk e kisha afër gjithmonë sepse kisha mamin dhe isha mësuar më shumë me të. Nuk më dukej më çudi pse se kam babin dhe kur u rrita s’doja të flisja më me të, sepse thoja më ka keqtrajtuar mamin nuk na ka ndenjur afër ne si vajzat e tij. Kur na takonte nuk na ndihmonte asnjëherë, e distancova veten dhe i mbylla ndjenjat që kisha për babin tim.
Kam 20 vite që nuk e kam takuar as nuk kam folur, para disa viteve ka qenë i sëmurë me zemër dhe ka bërë operacion, unë se kam ndjerë fare që nëse i ndodh diçka, i pata mbyllur ndjenjat e mia dhe nuk më interesonte.”- u shpreh Alby.
Alby tregoi se kur ka lindur vajzën ka qenë e vetme dhe aty e ka kuptuar se sa shumë të vret vetmia, ndërsa tregoi se e ndjen shumë mungesën e të atit.


