E premte, 18 Tetor, 2024
17.6 C
Pristina

“Kam një fëmijë 2 vjeç, kërkoj mëshirë!”- Rrahën Klea Prengën, zbardhet dëshmia e motrave Berishaj në Gjykatë

Është zbardhur dëshmia në Gjykatën e Tiranës e dy motrave Antonela dhe Marinela Berishaj, të cilat dhunuan me gotë në një restorant rreth tre muaj më parë modelen Klea Prenga, duke e shpërfytyruar.

Mariela Berisha ka kërkuar falje për atë ç’ka ka bërë dhe kërkon mëshirë pasi është nënë me një fëmijë 2 vjeç.

“Jam në një bashkëjetesë, dhe kam një fëmi 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë”, ka thënë ajo.

Para togave të zeza ajo është shprehur se ka një vit që po kalon një periudhë të vështirë psikologjike.

Marinela Berishaj: Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Nuk e kam dëshiruar, dhe nuk e kam kërkuar apo planifikuar një situatë të tillë dhe aq më pak një pasojë të tillë. Kam mbi një vit që po kaloj një moment dhe një situatë të vështirë psikologjike. Jam në një bashkëjetesë, dhe kam një fëmi 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë.

Ndërkohë, ish-banorja e Big Brother Vip, Antonela Bershaj, ka dëshmuar se sipas tyre ato kanq qënë në restorant për të darkuar dhe janë provokuar nga Klea Prenga.

Antonela ka kërkuar ndjesë publike dhe është shprehur e gatshme për të bërë gjithçka për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të ndihmuar Klea Prengën të rehabilitohet fizikisht.

Antonela Berishaj: Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur. Nuk ka qenë aspak qëllim i yni që të ndodhte një ngjarje dhe aq më tepër një pasojë e tillë. Kemi shkuar në restorant, të dyja me motrën për të darkuar. Në një moment ajo është ngritur rrëmbyeshëm nga tavolina, e provokuar nga sjellja e viktimës. Në gjaknxehtësi e sipër, aty në moment, ka rrëmbyer një gotë dhe e ka qëlluar viktimën. Kam ndërhyrë mes tyre vetëm për t’i ndarë, dhe mbi të gjitha për të mbrojtur motrën time. Ka një vit që nuk ndihet aspak mirë. E provokuar në mënyra të ndryshme. Më vjen shumë keq dhe nuk e shikoj dot motrën time në këtë gjendje. Kërkoj ndjesë, dhe jam e gatshme të bëj gjithçka për të normalizuar marrëdhëniet dhe për ta ndihmuar viktimën të rehabilitohet fizikisht, për sa na takon. Kërkoj ndjesë publike përpara Gjykatës.

Kujtojmë se sot (18 tetor) Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Mariela Berishën nga “arrest me burg” që ishte, ndërsa la të pandryshuar masën “detyrim për paraqitje” për motrën e saj, Antonela Berisha.

Antonela dhe Marinela Berisha u vetëdorëzuan në polici mbrëmjen e së mërkurës (16 Tetor) pasi më shumë se dy muajsh në kërkim.

Nga Rubrika