E shtunë, 21 Shtator, 2024
20.6 C
Pristina

“Kam vuajtur shumë” Dea Mishel rrëfen vështirësitë që ka kaluar dhe operacionin e rëndë në kokë

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Dea Mishel, i ka bërë një dedikim vetes me rastin e ditës së lindjes.

Në një postim të bërë në “Instagram”, Dea reflekton për sfidat që u përball gjatë këtij viti.

Blogerja e njohur, e cila iu nënshtrua një operacioni këtë vit, u shpreh se ‘ka vujatur shumë’. Dea shton se ka qenë një makth për të, duke theksuar se është lutur çdo natë. Megjithatë, pavarësisht sfidave që kaloi, Dea Mishel vijon duke thënë se është optimiste dhe e lumtur, teksa shton me batutë që “jam e lumtur që shpirtin e sensin e humorit e kam akoma”.

“Sot festojmë ditën që unë rashë nga qielli organizuam një photoshoot që të shkruaja këtë caption… Këtë vit kam vuajtur, nuk gjej dot një mënyrë të këndshme ose poetike për ta thënë, ka qenë një makth. Jam lutur shumë, çdo natë. Tani jam thjesht e lumtur dhe kaq. S’ka asgjë poetike në gjithë këtë, prandaj dhe fjalët janë të vogla. Jam e lumtur që shpirtin dhe sensin e humorit e kam akoma. I love that. Mbase është gjëja që vlerësoj më shumë te vetja. Jam optimiste, jam mirënjohëse që kam mundësinë të festoj! Gëzuar ditëlindjen për mua! Love u truly little me!”, shkroi Dea krahas disa fotografive të postuara në rrjetet sociale.

Ndërkohë kujtojmë se disa muaj më parë ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, iu ka nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Lajmin e bëri të ditur vetë blogerja, duke treguar se është përballur me një nga frikërat e saj më të mëdha, duke mos zbuluar shkakun e operacionit. Më vonë Dea tregoi se ndërhyrjen kirurgjikale bëri në kokë, ndërsa tha se kishte dalë nga spitali dhe ishte në një gjendje të mirë shëndetësore.

Nga Rubrika