Muaji i Ramazanit është një periudhë e veçantë dhe e bekuar për myslimanët anembanë botës.
Ramazani është një moment reflektimi dhe transformimi, ku agjërimi shërben si një mundësi për rinovim shpirtëror dhe forcim të vetëdisiplinës.
Disa këngëtarë shqiptarë janë të njohur për përkushtimin e tyre ndaj besimit islam dhe që agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.
Emra si, Leonora Jakupi, Violeta Kukaj, Sidrit Bejleri, Big Mama, Shpat Kasapi, MC Kresha, Gold Ag e Lori, pavarësisht angazhimeve të tyre profesionale, gjejnë mënyra për të respektuar dhe ndjekur ritet e Ramazanit.