E diel, 8 Dhjetor, 2024
-0.9 C
Pristina

Kjo është gjendja e policit të plasogur, tregon drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili mbeti i lënduar gjatë aksionit në Banjska Zveçani, është duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës Jugore.

I njëjti po qëndron në spital dhe nesër pritet t’i nënshtrohet një operacioni. Kështu ka thënë drejtoresha e spitalit, Luljeta Buçinca Zhubi.

“Kemi një pjesë të policisë, e cila është plagosur nga copa predhash. Në konsultim me kirurgun është konstatuar se duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje”, tha Zhubi.

Me fjalë të tjera, ai ka shtuar se që nga orët e hershme të mëngjesit në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicën Jugore janë trajtuar gjashtë pjesëtarë të Kosovës.

“Disa nga të lënduarit janë transferuar në Prishtinë dhe të gjithë janë liruar në shtëpi”, ka thënë Zhubi.

PROMO

Nga Rubrika