Web Analytics

Kjo është shtëpia e re luksoze e Rovena Stefës (VIDEO)

Botuar nga: InfoKosova

Këngëtarja Rovena Stefa po tregohet e pandalshme, ajo çdo javë është e angazhuar në të paktën dy apo tre mbrëmje muzikore, në mos më tepër.

Sikur të mos mjaftonte një gjë e tillë, edhe TikToku i është bërë një burim goxha i mirë i lekëve, e kjo po i përkthehet në investime.

Jo shumë kohë pasi është zhvendosur në apartamentin e saj të ri në një prej komplekseve më luksoze në hyrje të kryeqytetit, Rovena ka bërë ‘goditjen’ e radhës.

Ajo është bërë me një shtëpi në një prej lagjeve elitare në periferi të Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale duke vulosur në këtë formë se Kosova çdo herë e me të tepër po shndërrohet në shtëpinë e saj të parë.

Për Kosovën, lidhjen e dashurisë me një kosovar që mori fund vjet dhe shumëçka tjetër, Rovi pati folur në një intervistë për emisionin Prive muaj më parë. /Prive.al Shiko videon:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ROVENA STEFA (@rovenastefa)

Të FUNDIT