Web Analytics

Konjufca u drejtohet deputetëve të LVV-së: A i keni numrat a jo, për një sekondë ju qoj në shtëpi

Botuar nga: InfoKosova

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është treguar i ashpër me deputetët e mazhorancë, për shkak të mungesës së kuorumit për votimin e disa projektligjeve.

Konjufca me një nënqeshje u tha deputetëve të mazhorancës se “për një sekondë ju qoj në shtëpi”.

“Vetëm mazhoranca po voton dhe i ka vetëm 60 deputetë që po votojnë, kështu që ju kisha lut mazhorances tregoni ma shpejtë a i keni numrat a jo, se unë e di çka boj, për një sekondë iu qoj në shtëpi”, ka thënë ai duke qeshur.

Legjislativi dritën e gjelbër ia dha Projektligjit për parqet industriale dhe teknologjike, derisa nuk pati kuorum për miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për kadastër të pronës së paluajtshme.

Për këtë të fundit deputetët opozitarë kërkuan që të rikthehet sërish për shqyrtim në qeveri.

Gjatë seancës së sotme nuk kaloi as mocioni i pushtetit për të futur në rend dite rekomandimin e Komisionit për Legjislacion për shkarkimin e Agron Bekës nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Kuvendi është duke vazhduar me punimet dhe pikat e ndryshme të rendit të ditës. /Telegrafi/

Të FUNDIT