Web Analytics

Osmani udhëton drejt Finlandës, do të marr pjesë në varrimin e Martti Ahtisaarit

Botuar nga: InfoKosova

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Finlandë.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se me ftesë të qeverisë finlandeze, Presidentja Osmani krahas krerëve shtetëror nga vende të tjera të botës do të marrë pjesë në varrimin e ish-presidentit të Finlandës dhe kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari.

“Në delegacionin shtetëror të Presidentes do të jetë edhe ish-Presidenti Fatmir Sejdiu. Funerali i presidentit Ahtisaarit do të mbahet më 10 nëntor”, thuhet në njoftim.

Martti Ahtisaari ndërroj jetë më 16 tetor në moshën 86 vjeç. Ahtisaari u tërhoq nga jeta publike për shkak të demencës në shtator të vitit 2021.

Martti Ahtisaari ishte presidenti i dhjetë i Finlandës në vitet 1994–2000.

Ai gjithashtu pati një karrierë të gjatë si ndërmjetës ndërkombëtar i paqes – për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare përfshirë Kosovën, Irakun, Namibinë dhe Indonezinë. /Telegrafi/

Të FUNDIT