E enjte, 12 Shtator, 2024
23.9 C
Pristina

Ky është personi që dyshohet se sulmoi seksualisht familjaren me probleme mendore

Vajzat dhe gratë janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve seksuale, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë.

Raste të tilla dhe mjaft të trishta po tronditin familjet e tyre, që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet. Një rast i tillë është raportuar dje në Policinë Rajonale në Mitrovicë të Veriut.

Këtë herë, viktimë është një vajzë e moshës rreth 27-vjeçare, me probleme mendore, e cila dyshohet se është sulmuar seksualisht.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i dyshuar është Dalibor Sekulic, ndaj të cilit akoma s’dihet nëse është lëshuar urdhri për ndalim policor.

Rastin e ka raportuar nëna e vajzës, e cila ka dhënë detaje të tmerrshme – duke e zbuluar se personi i dyshuar është familjar i tyre.

Si rezultat i denoncimit, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale ‘Sulmi seksual’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Sinjali/

Nga Rubrika