Ndoshta shumë pak njerëz e dinë, por këngëtari i njohur shqiptar, pjesë e grupit Three Dots’ Bruno, nuk e ka emrin e vërtetë Bruno, por Qazim.
Këtë e ka zbuluar mbrëmjen e kaluar moderatorja Alketa Vejsiu.
I ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, moderatorja zbuloi se Bruno ka qenë pjesë e kompeticionit “X Factor” dhe është prezantuar me emrin Qazim.
Mirëpo gjatë provave, teksa këndonte këngët e artistit Bruno Mars, Vera Grabocka i ka propozuar të ndërrojë emrin.
“Bruno e ka patur emrin Qazim, ne i thërrisnim shkurt ‘Qazo’, por kur këndonte këngët e Bruno Marsit, e kishte komplet vibraton si ai.
Edhe Vera Grabocka, një ditë kur po bënim prova, tha ‘Qazo duhet të ndërrosh emrin.
E ke mirë emrin, por është pak si emër estrade”, tha Alketa për këngëtarin.