E mërkurë, 9 Korrik, 2025
23.7 C
Pristina

Kylie Jenner shpërthen në lot pasi lexon komentet që janë shkruar për të në rrjet

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Kylie Jenner shpërtheu në lot në një episod të fundit të ‘The Kardashians’ sepse lexoi disa komente për pamjen e saj që e mërzitën jashtë mase.

Disa kanë komentuar se ajo duket më e vjetër se sa është në të vërtetë, në fotot e realizuara në Javën e Modës në Paris në janar.

Pamjet e 26-vjeçares u bënë virale në fillim të këtij viti dhe në një bisedë me motrën e saj Kendall, ajo iu ankua asaj për njerëzit që talleshin me fytyrën e saj.

Kylie shpërtheu në lot ndërsa motra e saj u përpoq ta ngushëllonte.

Në janar, personazhi televiziv kaloi në tapetin e kuq për një sfilatë në Javën e Modës në Paris dhe sytë e të gjithëve u “tërheqën” nga fytyra e saj e plakur papritur, siç u komentua në rrjetet sociale.

Disa nga komentet: “Çfarë ndodhi me fytyrën e saj?” “Vajzë duhet të ndalosh operacionet plastike tani” “Ajo është 26 vjeç dhe duket mbi 40”, shkruan ata në TikTok dhe Twitter.

Shumica e komenteve theksonin se ajo duket shumë e vjetër, pasi lëkura e saj nuk ishte si në paraqitjet e tjera. Të gjithë ata që e komentuan filluan të mendojnë se ishte një mbushës ose një operacion plastik i dështuar.

Shiko foton:

PROMO

Nga Rubrika