Web Analytics

Largimi i papritur i Robertit nga Ferma Vip, Gloria nxjerr sekretin e produksionit

Botuar nga: InfoKosova

Robert Berisha ka lënë formatin e “Ferma VIP” mbrëmjen e djeshme, duke shpjeguar se nuk mund të qëndronte më gjatë për shkak të mungesës së vajzës së tij.

Pas largimit të papritur të Robertit, një atmosferë e heshtur ka pushtuar shtëpinë, ndërsa disa fermerë kanë filluar të komentojnë për largimin e tij.

Në një bisedë me Dijonisin, Gloria ka nxjerrë në dritë një sekret të prodhimit, duke zbuluar se Roberti kishte një kontratë të shkurtër, vetëm për 2-3 javë.

Ai pretendonte se nuk kishte dëgjuar asgjë për këtë nga askush tjetër në shtëpi.

Dijonisi: Do ikim të gjithë…

Gloria: Ka qenë me kontratë 2-3 javë.

Dijonisi: Pse Roberti se ka patur deri në fund?

E më pas Gloria është përgjigjur jo, teksa fermeri ka mbetur paksa ‘i habitur’.

Të FUNDIT