Çifti i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Learta Jakupi dhe Kushtrim Salihu, të cilët gjithmonë tërheqin vëmendje me paraqitjet e tyre, ishin së fundmi të ftuar në një dasmë të rëndësishme.
Learta dhe Kushtrimi, si gjithmonë, nuk zhgënjyen as këtë herë, duke u shfaqur me një stil dhe elegancë që i bëri ata qendër të vëmendjes.
Kushtrimi, me një kostum të zi klasik, tregoi se di të ruajë një pamje të rafinuar dhe të hijshm
e. Ndërkohë, Learta shkëlqeu në një fustan të zi me prerje unike, që theksonte bukurinë dhe elegancën e saj natyrore. Kjo paraqitje e tyre në dasmë ishte ndër më të komentuara dhe vlerësuara në rrjetet sociale, ku ndjekësit nuk kursyen komplimentet për shijen e tyre të përsosur në modë.
Interesant është fakti që kjo është paraqitja e parë e çiftit pas kthimit nga pushimet e tyre në Turqi, ku kanë shijuar momente të qeta dhe relaksuese nën rrezet e diellit.
Në fotot e postuara në rrjetet sociale, vërehet edhe ngjyra e artë që kanë marrë nga dielli, duke i bërë të duken edhe më tërheqës dhe plot energji.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Learta dhe Kushtrimi festuan 10-vjetorin e lidhjes së tyre, një moment ky që e kanë shënuar me dashuri dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit.
Shiko foton: