Web Analytics

Ledioni e thumbon keq Arbanën, shpërthejnë komentet në rrjet

Botuar nga: InfoKosova

Moderatori i edicionit të 3 të të Big Brother VIP Albania, Ledion Liço, është komentuar shumë që në natën e parë të këtij spektakli.

Kjo pasi ai erdhi si një risi për publikun pas dy edicioneve që kishte prezantuar moderatorja ikonike e këtij programi, Arbana Osmani.

Te shtunen gjatë spektaklit duket se Ledioni thumboi keq Arbanën.

Një moment gjatë spektaklit kur po bëheshin nominimet, Ledionit i rrëshqiti fleta e zarfit me emrat e banorëve më pak të votuar.

Ai i kërkoi falje publikut duke i thënë: “Ngaqë s’jam mësuar të mbaj kështu gjërash…”.

Kaq ka mjaftuar që fansat e BBVA ta shohin këtë si një thumb direkt ndaj Arbanës, për faktin se gjatë prezantimit të Big Brother, ajo gjithmonë ka mbajtur skaletë përpara saj.

Ledioni e ka prezantuar që nga nata e parë këtë format pa asgjë në duar.

Të FUNDIT