Web Analytics

Ledjona feston ditëlindjen në Big Brother, banorët e befasojnë me dhurata

Botuar nga: InfoKosova

Ledjona feston ditëlindjen dhe ajo e ka pritur orën 00:00 brenda shtëpisë së BBV3 së bashku me banorë e tjerë.

Ajo ka dalë në oborr për të parë fishekzjarrët që janë hedhur suprizë për ditëlindjen e saj, ndërkohë që banorët i kënduan këngën e ditëlindjes.

Ajo mori gjithashtu edhe disa dhurata nga banorët, në formë shakaje por edhe mjaft kuptimplota.

Roza Lati i ka dhuruar asaj disa bizhuteri të vetat, duke e emocionuar shumë Ledjonën me këtë veprim.

Nga ana tjetër, nuk kanë munguar as shakatë nga ana e Meritonit dhe Ilnisës që i kanë dhuruar asaj një kupë kafeje bosh, ndërsa Juli i ka dhuruar një kruajtëse veshësh.

Ilnisa thotë se asaj nuk iu bë asnjë dhuratë kur kishte ditëlindjen, ndërsa Ledjonës po.

Shiko videon:

Të FUNDIT