E shtunë, 5 Tetor, 2024
15.2 C
Pristina

Lidhja me Meritonin, shoqja e ngushtë e Ilnisës komenton raportin: “E habitur…”

Marrëdhënia e dashurisë mes Ilnisës dhe Meritonit po përflitet shumë jo vetëm brenda shtëpisë së Big Brother Vip3, por edhe jashtë saj.

Të shumtë kanë qenë komentuesit që e kanë përkrahur këtë lidhje, që në brendësi i duket të jetë reale, por pafund kanë qenë dhe ata që e kanë konsideruar këtë marrëdhënie aspak normale për shkak të diferencës së moshës.

E ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, ishte shoqja e ngushtë e Ilnisës, Gigliola Haverniku, e cila si një njeri që e njeh shumë mirë, ka treguar se dhe ajo është ndjerë e habitur nga afrimiteti që mikja e saj ka shfaqur përpara të gjithë shqiptarëve.

“Nuk e kam parë Ilnisën që të shfaqet kaq e dhënë pas një mashkulli. Ajo është një njeri shumë i rezervuar, jo se nuk është e dashur.

Është shumë e ndjeshme dhe shumë e dashur, por është aq shumë e rezervuar për jetën e saj private sa unë u habita që ajo para një Shqipërie të tërë pati një afrimitet ndaj një mashkulli. U habita për këtë, por dita ditës duke i parë mendoj se ka një simpati të vërtetë për Meritonin.

Por ka një kleçkë, unë mendoj se ajo e sheh Meritonin si një njeri që e ka aty brenda dhe ka nevojë që të ketë dikë brenda”, u shpreh Giliola.

Shiko videon:

Nga Rubrika