Web Analytics

Luiz Ejlli, Edi Ramës: Turp të kesh!

Botuar nga: InfoKosova

Sot në podcastin “Flasim” të ftuarit e kryeministrit Edi Rama janë kryetari i sapozgjedhur i bashkisë Shkodër, Benet Beci dhe fituesi i reality show “Big Brother Vip Albania 2”, Luiz Ejlli.

Bisesa e plotë:

Jam këtu me atë që shkatërroi gjumin e nuk e di sesa familjeve dhe të cilin e takoj për herë të parë, me përjashtim të disa pamjeve sporadike, por jo tek vrima e çelësit ku gjithë të tjerët ju qepen dhe nuk ju ndanë, sot e kam përballë për herë të parë, Luizi juaj Mirë se erdhe!

Luiz Ejlli: Mirë se ju gjej!

Kryeministri Edi Rama: Ndërkohë, tjetri është Beneti, i cili thuhet se e ka ndihmuar Luizi.

Kështu thotë Luizi të paktën, por për mua kjo mbetet e gjitha për t’u sqaruar.

Unë nuk kam parë asnjëherë asnjë minutë Big Brother në jetën time.

Luiz Ejlli: Turp të kesh.

Kryeministri Edi Rama: E diskutojmë këtë, por dua që tani që nuk ke as fitore për të korrur, as konkurrentë për të nxjerrë jashtë, kështu që mund të jesh edhe më i sinqertë se zakonisht.

A kishe parë Big Brother ndonjëherë përpara se të futeshe në Big Brother?

Luiz Ejlli: Kam parë Grande Fratello kur është bërë për herë të parë në Itali, para shumë vitesh,. Që atëherë nuk e kam parë më.

Thjesht kur më bënë ftesën për të hyrë e kam studiuar, kam parë Big Brother-at më të fortë që kanë qenë në Shqipëri plus kam parë dhe në vende të ndryshme të botës ku kanë qenë personazhet më pikante, më të fortë, më interesantë dhe jam munduar që t’i mbledh të gjithë bashkë dhe t’i fus në një, t’i fus tek vetja edhe pse e dija që mund ta mbaja për njëfarë kohë ashtu sepse nuk ke ku shkon pa dalë vetëvetja.

Por, qëllimi që kisha dhe e dija se çfarë isha duke lënë dhe nuk e dija se çfarë më priste dhe isha futur “all in” ose për të fituar o s’ka.

E dija që ishte e vetmja portë ose dritare për mua për të ardhmen time, duke marrë parasysh që, po e lidh me Benetin, kur isha jashtë si çdo njeri, të gjithë kemi pasur uljet dhe ngritjet tona, unë mbeta me plotë gojën në rrugë të madhe, kam telefonuar njerëz, qoftë biznesmenë, qoftë drejtues mediash, por edhe politikanë që i kisha njohje personale.

Të FUNDIT