Pas një periudhe tensioni dhe spekulimesh në rrjetet sociale, fituesi i Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihiu, dhe modelja Kader Kicaj kanë shkaktuar një valë diskutimesh për mundësinë e tyre të ndarjes.
Veprimet e tyre të fundit në Instagram, duke hequr njëri-tjetrin dhe fshirjen e fotove të përbashkëta, kanë nxitur dyshime dhe pyetje nga ndjekësit e tyre, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë situatë nga çifti.

Në një postim të fundit, Lumbardhi ka ndarë një fotografi të profilit të tij, e cila ka shoqëruar me një përshkrim që ka lënë hapësirë për interpretim.
“Ditët me shi ehemm,” – ka shkruar Lumbardhi, duke sjellë përtej imazhit një ndjesi të thellë të mërzisë ose tensionit.
Ky përshkrim mund të interpretohet si një ‘konfirmim’ i ndarjes së tyre, por gjithsesi, publiku do të duhet të presë për një deklaratë zyrtare nga çifti për të marrë një përgjigje të qartë për këtë çështje.
Shiko foton:


