E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
1.7 C
Pristina

Marina Vjollca flet në lidhje me aludimet e ndarjes nga Getoari!

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Në mediat sociale disa javë më parë u përfol se martesa e Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit kishte marrë fund.

Më pas moderatorja dhe reperi publikuan foto nga Milano, teksa morën pjesë në Javën e Modës, duke hedhur poshtë lajmet.

Ndërkohë Marina është kthyer në Top Channel me programin “Për Shqiptarët” dhe këtë të diel ka qenë e ftuar në “Portokalli”, ku ka pohuar edhe njëherë se mes saj dhe reperit çdo gjë shkon më së miri.

Teksa u pyet nga aktori Deivis Myslymi qe nëse njeh ndonjë reper, ajo tha se jo vetëm njeh por edhe fle.

Më pas aktori me humor tha, ”Epo bashkë qenkan se na plasën”.

Kujtojmë që Marina dhe Geti janë prindër të një vajze të quajtur Marget.

PROMO

Nga Rubrika