Web Analytics

Mbresa rikthehet në Big Brother, ky do të jetë roli i saj

Botuar nga: InfoKosova

Mbresa u bë e njohur nga pjesëmarrja në edicionin e parë të “Big Brother VIP Kosova”.

Një pjesë e mirë e publikut e njohu për herë të parë këtë vajzë me karakter të fortë, që dinte ti përballte debatet dhe një këngëtare të talentuar.

Mbresa, po i rikthehet edhe një herë formatit që e bëri të njohur gjerësisht, por tani në rolin e prezantueses.

Siç merret vesh, ish banorja e “BBVK”, të cilës edhe i ishte premtuar një kontratë pune në “Klan Kosova”, do ta prezantoj emisionin “Big Talk”, ku do të diskutohen dinamikat dhe zhvillimet brenda “Big Brother”.

Reality show pritet të filloi së shpejti dhe kureshtja është e madhe për banorët, opinionistët dhe shtëpinë./Kosovarja/

Të FUNDIT