E shtunë, 5 Tetor, 2024
15.5 C
Pristina

Me Romeon nuk është parë që prej gushtit, si janë raportet e Heidit me Borën

Heidi dhe Romeo kanë mbajtur mister raportin e tyre prej më shumë se një muaji lidhur me raportin e tyre.

Dyshja nuk janë parë bashkë, megjithatë kanë ende të gjitha fotot që kanë postuar bashkë gjatë pushimeve verore.

Pavarësisht kësaj, Heidi po vijon karrierën e saj në Shqipëri në ekranin e Top Channel ku kolege do të ketë edhe ‘kunatën’ e saj Bora Zemani.

Pasi u shfaqën bashkë në klipin e programeve prime time në Top Channel, vajzat do të jenë sërish bashkë në një program televiziv.

Bora Zemani do të jetë e ftuara e parë e programit “Goca dhe gra”, ku Heidi është një prej moderatoreve të panelit këtë sezon.

Mbetet për t’u parë nëse vajzat do të zbulojnë ndonjë detaj rreth marrëdhënies së tyre.

Nga Rubrika