Web Analytics

Mikeshat e Heidit janë kundër lidhjes së saj me Romeon: Ai është fals!

Botuar nga: InfoKosova

Lidhja e Romeos dhe e Heidit është parë me skepticizëm edhe nga publiku, përveçse nga banorët që janë brenda në shtëpi.

Teksa në çdo spektakël komentohet ky raport, tashmë edhe nga jashtë shtëpisë kanë nisur të vijnë mesazhe për Heidin.

Një dron ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother” javën e shkuar, ku edhe ka trazuar sërish çiftin. Në këtë dron kishte një mesazh në të cilin shkruhej “Stop maskilizmit, Romeo fallco, Heidi hap sytë”.

Ky dron erdhi pasi çiftit iu dhurua një suitë si dhuratë dhe Romeo nuk qëndronte me Heidin aty brenda, por dilte jashtë me banorët e tjerë, për këtë gjë edhe u kritikua shumë.

Heidi shprehej vazhdimisht që nuk po ndikohej nga droni, por në disa video të transmetuara ajo shihet tejet e shqetësuar. Pas kësaj situate të shumtë ishin ata që ngritën dyshime se kush mund ta kishte dërguar një dron të tillë, sa edhe vetë Romeo Veshaj është shprehur se ia ka nisur produksioni.

Po ashtu, një prej ish-banorëve të BBV, Jetmir Salaj, aludohej se mund të kishte porositur dronin për të përçarë çiftin.

I ftuar në “Fun Club” ishte edhe i piloti i BBVA, i cili tregoi që këtë dron e kishte dërguar një vajzë nga Italia, duke shuar aludimet që këtë dron mund ta kishte dërguar Jetmiri.

“Droni nuk ka ardhur nga Jetmiri, por nga një vajzë në Itali, nuk e di nëse është shoqe e Heidit, por gjëja është ndarë pak, janë grupi që janë fansa të çiftit të bashkuar, janë ata në Itali që duan Heidin pa Romeon, siç ka dhe në Shqipëri, që duan Romeon pa Heidin”, – tregoi piloti.

Dhe nga ato çfarë kemi mundur të mësojmë, ka qenë pikërisht një prej mikeshave të Heidit, që ka dërguar një dron të tillë.

Duket se për mikeshat e saj, historia me Massimiliannon që ndodhi në “Grande Fratello” po përsëritet. Sipas tyre, Romeo është maskilist si fals, ndaj edhe një mesazh të tillë, këtë herë kanë vendosur që t’ia dërgojnë mikeshës së tyre.

Ndonëse publikisht, asnjëra nuk ka pranuar të flasë, tashmë e kanë të vulosur idenë që ato kanë krijuar për të dashurin e ri të mikeshës së tyre.

Por teksa situata mes mikeshave duket e nderë për këtë lidhje, familjarët e Heidit e kanë pranuar tashmë.

Ka qenë pikërisht Donaldi, ai që ka bërë rolin e ndërmjetësit, duke vendosur dhe kontakt me nënën e Heidit, duke formalizuar disi lidhjen e dashurisë që dy të rinjtë kanë ndërtuar brenda “Big Brother”.

Të FUNDIT