Mishi i kuq, është i shëndetshëm apo helm? Përgjigjja mund të jenë “të dyjat”.
Konsumi i tepërt i mishit të kuq është lidhur me sëmundje serioze dhe vdekje të parakohshme. Por, a është fjala për çdo lloj mishi të kuq? Dhe fundja, cila është sasia që quhet e tepërt?
Mishi i bagëtisë apo mishi i gjahut është një produkt ushqimor që ka rezultuar vendimtar në evoluimin e njeriut. Nga pikëpamja ushqyese ai është i çmuar sepse përmban proteina me vlerë të lartë biologjike, hekur me biodisponibilitetin më të lartë dhe një sërë elementesh të tjerë ushqyes që i nevojiten njeriut. Anemia është një ndër sëmundjet më të përhapura, sidomos në moshat e vogla. Miliona vdekje fëmijësh mund të parandalohen në botë nëse merren masa për të plotësuar hekurin në dietë, dhe mishi i kuq është burimi më i mirë dhe më efikas i tij.
Mishi i kuq, në aspektin antropologjik është një nga ushqimet më të përshtatshme për njeriun. Por, përse sot mishi i kuq gjendet nën akuzë dhe shihet si një kërcënim për njeriun? Kjo është një pyetje që ngre të gjitha shqisat përreth përmirësimit të shëndetit të përgjithshëm të popullatës.
Sasia
Paraardhësit tanë kanë kaluar jetën e tyre në kërkim të mundimshëm të ushqimit. Kanë shpenzuar energji të shumta për të siguruar ushqimin që gjente në territorin përreth tij. Pa dyshim që këtu bënte pjesë edhe gjahu, i cili ishte një trofe e një lufte të gjatë. Mishi ka qenë një luks për njeriun deri pak dekada më parë. Edhe në vendin tonë, deri pak kohë më parë, mishi sigurohej për raste festash ose pak herë në muaj. Kjo sepse nuk ishte e lehtë të rrisje kafshë, kishte mund dhe shpenzime.
Rritja e konsumit të mishit të kuq ka ndodhur në vazhdimësi, duke shënuar një ndryshim të madh në zakonet tona ushqimore. Sot, mishi i kuq konsumohen pothuajse çdo ditë, duke çuar në një rritje të kërkesës për prushim ushqimor. Industritë ushqimore kanë siguruar prodhimin intensiv të kafshëve, duke i izoluar nga natyra dhe duke i ushqyer me koncentrate drithërash, gjë që përkthehet në cilësi më të ulët dhe më së shumti kanë pasoja për shëndetin e konsumatorëve.
Cilësia
Nëse sërish i hedhim sytë pas, do të konstatojmë se mishi që përftohej deri disa dekada me parë rritej në aq kohë sa i kish përcaktuar natyra, me ushqim të gjelbër, duke kullotur i lirë dhe duke jetuar në harmoni me klimën dhe natyrën. Studimet kanë treguar se këto kafshë kanë një profil yndyrash krejtësisht ndryshe nga kafshët që rriten në regjim stallor. Ato përmbajnë yndyra esenciale shumë më tepër se këto të dytat, faktor ky tepër i rëndësishëm në sëmundjet kardiake, metabolike dhe tumorale.
Kafshët e prodhimit intensiv trajtohen me antibiotikë, fakt ky që mendohet të jetë përgjegjës për rezistencën ndaj antibiotikëve dhe transformimin e baktereve, si dhe transformimin e florës bakteriale të njeriut që i konsumon. Flora bakteriale është një ndër armët më të forta të organizmit tonë kundër sëmundjeve auto-imunitare, sëmundjeve kronike dhe atyre tumorale. Kjo rrugë e re e prodhimit të mishit sjell një sërë të rrezikshme që lidhen me shëndetin e njeriut.
Për më tepër, mishi i kuq i trajtuar me hormone, e bën individin që e konsumon më të rrezikuar për një sërë sëmundjesh që lidhen me funksionin hormonal, siç është edhe kanceri i gjinive të ndryshme. Çdo ditë, më shumë individë po e përjetojnë këtë realitet të hidhur, dhe është e rëndësishme që të ketë një ndërgjegjësim të thellë për rreziqet që sjell konsumimi i tepërt i mishit të kuq.
Shëndeti i mirë kërkon balancë, dhe kjo do të thotë se siç konsumojmë produkte të mishit të kuq, ashtu dhe duhet të angazhohemi për të rikthyer një harmoni midis dietës sonë dhe nevojave natyrore të trupit tonë. Duke bërë zgjedhje më të mençura në lidhje me konsumimin e mishit të kuq, ne mund të përmirësojmë shëndetin tonë dhe të zvogëlojmë rreziqet e sëmundjeve që lidhen me të.