Në një intervistë t në “Big Brother Fun Club”, vëllai i Eglës Cenos është përballur me gazetarin Ronaldo Sharka, i cili ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me rikthimin në shtëpi të Eglës pas sjelljes së saj të pakëndshme në “Dhomën e Bardhë”.
Ronaldo Sharka ka theksuar se rikthimi i Eglës në shtëpi nuk duhet të shoqërohet me festime, duke u bazuar në sjelljen e saj të papërshtatshme në emision, duke thyer çdo kufi.
Ai ka shprehur: “Unë ‘Dhomën e Bardhë’ e pashë si një mesazh shumë të qartë për publikun. Bullisti nëse ti e ndëshkon nuk ka për t’u shëruar kurrë si bullist por ndoshta bëhet akoma edhe më i egër dhe ishte një mundësi reflektimi.
Tani meqë Eglës nuk i shërbeu ‘Dhoma e Bardhë’ si një shkollë riedukimi, mendon që kur të dalë ka nevojë për një shkollë të tillë? Me një fjalor të tmerrshëm dhe unë nuk e di si mund të festosh kur sheh motrën duke i thënë një gruaje tjetër hajde t’i mësojmë misionarin…”

Gjithashtu, Ronaldo ka rikujtuar incidentin me Meritonin, ku i hodhi pije në fytyrë të tij, duke e konsideruar atë si një formë elegante vetëmbrojtjeje.
Në lidhje me skualifikimin dhe izolimin e Eglës, vëllai i saj ka ndarë momente të ndjeshme duke treguar për shqetësimet e tyre dhe ndjenjat e përzierë. Ai ka thënë:
“Mesa mbaj mend ishte e diel, m’u shkatërrua komplet, u mundova të flas dhe me produksionin se edhe mami ishte në merak çfarë ka ndodhur edhe nuk merrnim dot përgjigje derisa thanë që është këtu dhe u qetësuam por për momentin patëm një shqetësim, dhe momenti që Egla qau në ditën e ditëlindjes më ka prekur shumë ai moment, të paktën ne i shkëmbejmë disa mesazhe kur s’jemi bashkë, mirpo ajo ishte e dënuar kështu që…”


