Web Analytics

Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari thumbon keq vëllezërit Veshaj?

Botuar nga: InfoKosova

Moderatorja Fjoralba Ponari ka dhënë opinionin e saj në lidhje me situatën më të komentuar aktualisht në “BBV3”, ku Graciano çoi në nominim Romeon, Heidin dhe Lisin nëpërmjet kutisë së Pandorës.

Kjo shkaktoi shumë zemërim tek Romeo, pasi u nominuan njerëzit e tij më të afërt në shtëpi.

Ditën e djeshme reagoi edhe Donaldi në Instagram-in e Romeos, duke i uruar fat secilit prej tyre.

Përmes një postimi, Fjoralba na kujtoi se në edicionin e “BBV1” po ashtu ka ndodhur një situatë e ngjashme, ku Donaldi ka pasur në dorë ta ndryshojë nominimin midis tre miqve, por nuk e ka bërë.

Nominim i cili eliminoi Dagzin, duke ndarë kështu cifti.

“Ja që njëherë e një kohë, Einxhel-Dagz-Ilir ishin të nominuar dhe Donaldi vendosi të mos ndryshonte treshen në nominim.”“Tani po ta kenë të shkruar dhe ata të rezistojnë post big (se në fund njëri fiton vetëm nëse e keni parasysh formatin) e paçin jetën dritë e të lumtur bashkë.

Ama loja është lojë të nderuar. Do nominohen dhe do eliminohen. Jeta reale është muhabet tjetër. Mësoni të ndani gjërat me xhan se u bë sezoni i tretë”, ka shkruar ajo teksa ka postuar foton e Einxhel, Dagz dhe vogëlushit të tyre.

Të FUNDIT