Opinionistja e njohur, Neda Balluku, siç e kemi parë është mjaft aktive nëpër rrjetet sociale.
Ajo shpeshherë ndan me ndjekësit e saj pjesë nga përditshmëria.
Mirëpo mëngjesin e sotëm, Neda ka bërë një postim që ka shqetësuar një pjesë të mirë të ndjekësve të saj.
Balluku ndodhet në spital për arsye të cilat ka zgjedhur të mos i tregojë.
“Mos injoroni kurrë sinjalet që ju dërgon trupi!”, ka shkruar Neda Balluku krahas fotos ku tregon se ndodhet në spital duke marrë trajtimin e duhur.
Shiko foton: